Telegrafi

Emocionuese – Futbollisti i Chapecoesnes që i shpëtoi tragjedisë takohet me gruan (Foto)

Futbollisti i klubit brazilian Chapecoense, Alan Ruschel, i cili i shpëtoi tragjedisë së madhe të rrëzimit të aeroplanit, ka rikthyer vetëdijen dhe është në gjendje stabile.

Mediat braziliane kanë raportuar gjatë ditës se lojtari po e merr veten dhe po rehabilitohet në mënyrë stabile.

Emocionues për të kë qenë takimi me bashkëshorten e tij, Amandën, e cila e vizitoi atë në spital dhe ku edhe bënë një foto bashkë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tragjedisë së lojtarëve të Chapecoenses!

Gëzimi në fytyrën e bashkëshortes ishte i jahtëzakonshëm pasi që bashkëshorti i saj i shpëtoi me shumë fat tragjedisë së madhe ajrore.

Ruschel ka pësuar disa lëndime, por ka arritur që mrekullisht t’i shpëtojë tragjedisë, ku vdiqën 19 bashkëlojtarë të tij si dhe drejtues të tjerë të klubit. /Telegrafi/