Site icon Telegrafi

Emocione të shumta në turneun më të madh të Dota 2 – The International 2021

The International është turneu më i madh i cili organizohet në kuadër të video-lojës Dota 2, në vitin e kaluar në finale u përballën ekipi Team Spirit dhe PSG.

Së fundmi në kanalin zyrtar të Dota 2 në platformën Youtube janë postuar disa nga momentet e turneve të kaluar të turneut më të madh The International.

Videoja tregon gjithçka rreth emocioneve të lojtareve, komunikimin e tyre mes mapave, si dhe planet e tyre se si ta mposhtin ekipin kundërshtar, në turneun me shpërblimin më të madh në histori të eSports.

Internacionalin e vitit të kaluar i cili u mbajt në Bukuresht të Rumanisë, në finale u përballën ekipi Team Spirit ndaj PSG.LGD.

Ndeshja finale ishte përplot emocione dhe një spektakël i vërtet për publikun, ku në fund fitues doli ekipi Team Spirit me rezultat të përgjithshëm 3-2 me mapa.

Në këtë turne si shpërblime janë ndarë rreth 40 milion dollarë, ku 18 milion shkuan për ekipin fitues.

Më poshtë e gjeni videon me të gjitha momentet nga finalja e madhe e The International 2021.

 

Exit mobile version