Telegrafi

Emocione të shumta në turneun e CS:GO IEM Katowice

Turneu i CS:GO, i cili u mbajt në Katowice të Polonisë, përcolli emocione të shumta me momente fantastike.

Shumë ndeshje të forta u zhvilluan në turneun IEM Katowice, ku pati edhe shumë befasi e momente fantastike nga ekipet dhe lojtarët më të mirë të botës.

FaZe u shpall kampioni i këtij turneu pasi mposhti ekipin G2 në një finale me plotë emocione dhe lojë shumë të mirë nga të dyja ekipet.

Rreth 900.000 euro shpërblime u shpërndan për ekipet pjesëmarrëse në këtë turne, ku 358.000 euro shkuan për ekipin fitues FaZe.

Së fundmi IEM Katowice ka publikuar filmin e shkurtër, ku tregohet më së miri gjithçka që ka ndodhur gjatë turneut, ju ftojmë ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/