Telegrafi

Emir Sahiti vazhdon shkëlqimin me Sibenikun, shënon euro gol në fitoren ndaj Dinamo Zagreb

Sibenik ka marr një fitore të madhe ndaj Dinamo Zagreb me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 18-të në HNL (Superliga e Kroacisë).

Në këtë ndeshja ka shkëlqyer mesfushori sulmues Emir Sahiri i cili ka arritur të realizojë një gol shumë të bukur.

Zhvillohej minuta e 13-të e ndeshjes kur Sahiti me një goditje të fuqishme nga mbi 20 metra shënoi për 1-0.

Dinamo barazoi shifrat në pjesën e parë me Iyayi Believe Atiemwen (1-1).

Por Sibenik e mori fitoren në pjesën e dytë ku Sahiti ishte sërish protagonist te goli.

Ai pasoi bukur për Juric që shënoi për 2-1.

Dinamo mbetet lider edhe pas humbjes me 39 pikë aq sa Osjek, ndërsa Sibenik është në vendin e shtatë me 19 pikë.

Sahiti që ka luajtur më parë për Prishtinën dhe Ramiz Sadikun, këtë sezon ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/