Një gol mjeshtëror ka shënuar Emir Sahiti në fitoren e Hajduk Split kundër Slaven Belupo në ndeshjen e javës së pestë.
Ndeshja është luajtur para shtatë mijë tifozëve në Poljud, ku atmosfera ishte e zjarrtë.
Në minutën e 37 -të të lojës, anësori i Hajduk mori topin nga pothuajse 40 metra, nxitoi në mbrojtjen e kundërshtarit, duke depërtuar deri te portieri për të shënuar për 1-0.
35 GOOOOOOOOOOOOL!
Emir Sahiti! #Hajduk – Slaven B. 1:0!#AjmoBijeliAle #HajSla pic.twitter.com/jPCikB1tye— HNK Hajduk Split (@hajduk) August 14, 2021
Ky ishte goli i tij i dytë në sezonin aktual dhe fitorja e tretë radhazi e Hajdukut në këtë kampionat.
“Ne stërvitemi mirë, jemi të fokusuar dhe bëjmë më të mirën çdo ditë në stërvitje, dhe sigurisht që më pas vijnë rezultate e mira …” ka thënë Sahiti pas ndeshjes.
https://www.youtube.com/watch?v=SWQ7P2C2QDE
Emir Sahiti sezonin e shkuar ka shkëlqyer te Sibenik, duke u kthyer te Hajduk dhe duke nënshkruar kontratë të re. /Telegrafi/