Emir Sahiti ka shënuar një super gol në fitoren 2-0 që skuadra e Hajduk Split e shënoi të shtunën në shtëpi kundër Varazdinit.
Futbollisti i Kosovës, Sahiti, në minutën e 65-të u shmang shumë mirë nga një futbollist dhe më pas me të jashtmen e dërgoi topin prapa shpinës së portierit kundërshtar.
Ishte goli i tij i katërt në këtë edicion të kampionatit kroat, derisa ka edhe tri asistime.
Ai u zëvendësua vetëm katër minuta pasi shënoi.
Hajduk Split është në pozitën e dytë me 57 pikë, dhjetë më pak se Dinamo Zagreb. /Telegrafi/