Sulmuesi Emir Sahiti ka qenë vendimtar në fitoren e Hajdukut ndaj Osijekut me rezultat 3-1, ku ka shënuar një herë dhe ka asistuar një herë tjetër.
Reprezentuesi i Kosovës shënoi golin e parë në ndeshjen në minutën e 10-të, ku pasi mori një pasim në zonë arriti të shënojë për 1-0.
Ai ishte vendimtar edhe tek goli i tretë i skuadrës së tij kur asistoi Jan Mlakar që shënoi për 3-1 në minutën e 79-të.
Sahiti luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ky ishte goli i tretë në 14 ndeshje për të në Superligë e Kroacisë.
Hajduk ka 34 pikë dhe mban vendin e dytë, me një pikë më pak se Dinamoz Zagrebi që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=m209qc5jd6E&t=10s&ab_channel=HajdukTV