Emir Sahiti ishte heroi i Hajduk Splitit në fitoren 1-0 ndaj Lokomotivës së Zagrebit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se pati shanse të mira shënimi për të dyja ekipet.
Pjesa e dytë nisi furishëm, derisa Filip Krovinovic kishte një gol të anuluar në minutën e 47-të për pozicion jashtë loje.
76 GOOOOOOOOOOOOL!
Emir Sahiti!
Hajduk – Lokomotiva 1:0! pic.twitter.com/hVdC62xPh5— HNK Hajduk Split (@hajduk) September 23, 2023
Hajduku nuk u dorëzua dhe ia doli ta thyente mbrojtjen e mysafirëve, kur Sahiti shënoi në minutën e 76-të golin e fitores.
Ky ishte goli i parë për Sahitin në këtë fillim sezon, ndërsa Hajduku i Splitit është lider me 18 pikë, tri më shumë se Gorcia që është në vendin e dytë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore