Site icon Telegrafi

Emir Sahiti fiton Kupën e Kroacisë me Hajdukun, mposhtën në finale Rijekën

Futbollistët e Hajdukut fituan Kupën e Kroacisë pasi mposhtën 3-1 Rijekën në ndeshjen finale.

Klubi i Splitit fitoi kështu trofeun pas nëntë vitesh, ndërsa kjo është Kupa e Kroacisë e shtata në histori.

Rijeka kaloi herët në avantazh në minutën e 13-të me Josip Drmić, por Ferro barazoi në minutën e 24-të.

Dario Melnjak kompletoi kthesë për 2-1, ndërsa i njëjti lojtari shënoi golin e dytë personal në pjesën e dytë për 3-1.

Emir Sahiti që është ftuar nga Kosova për ndeshjet e qershorit luajti nga minuta e parë, deri në minutën e 81-të.

Kështu Hajduk arriti në trofeun e shtatë në Kupën e Kroacisë, ndërsa rekordmen është Dinamo Zagreb, e cila e ka ngritur trofeun 16 herë. /Telegrafi/

Exit mobile version