Site icon Telegrafi

Emiliano Salah vdiq nga helmimi me monoksid karboni, para se aeroplani të përplasej në det

Agjencia e hetimeve e Uk Air Accidents ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksidentin ajror që i ia mori jetën sulmuesit argjentinas Emiliano Sala, i cili kishte nënshkruar me Cardiff Cityn.

Sipas analizave të fundit, 28-vjeçari ka pasur në trup një sasie të madhe monoksid karboni, që i ka shkaktuar edhe humbjen e ndjenjave atij dhe pilotit David Ibbotson.

Aksidenti fatal kishte ndodhur me 21 janar.

Analizat e bëra në trupin e Emiliano Sala kanë treguar praninë e një sasie të madhe të monoksidit të karbonit në gjak, sasi kjo që mund të ketë shkaktuar humbjen e ndjenjave ose edhe një sulmi në zemër.

Hetuesit mendojnë, edhe pse ende duhet kohë që të sqarohet, që piloti është helmuar me monoksid karboni.

Megjithatë, trupi i Ibbotson nuk është gjetur akoma, por në këtë pikë dyshohet se rënia e avionit në det është shkaktuar pikërisht nga ekspozimi i pilotit ndaj këtij gazi helmues.

“Sasia e monoksidit të karbonit që është gjendur në gjakun e Emiliano Sala ngre pikëpyetje të reja”.

“Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga hetimet që po zhvillohen aktualisht. Familja e Emilianos mendon se duhet ta dijë sesi është e mundur që monoksidi i karbonit ka depërtuar në kabinën e avionit. Familja e lojtarit kërkon që mjeti të rikuperohet sa më shpejt”, ka thënë avokati i familjes Sala për Daily Mail. /Telegrafi/

Exit mobile version