Site icon Telegrafi

Emiliano Sala, argjentinasi që ka lënë pas me gola Messin, Icardin e Higuainin, por që nuk ka luajtur asnjëherë me kombëtaren

Kur përmendën sulmuesit argjentinas të shkojnë në mendje emra të nivelit botëror si Lionel Messi, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi.

Por asnjë prej tyre nuk është sulmuesi me më së shumti gola nga argjentinasit.

Është sulmuesi i Nantes, Emiliano Sala, i cili ka shënuar 10 gola këtë sezon.

Me 10 gola e tij ai ka tre gola më shumë se rivali më i afërt argjentinas, Lionel Messi.

Njëjtë me gola është edhe Kun Aguero, që ka shënuar shtatë gola. Icardi ka gjashtë, ndërsa Higuain pesë.

28-vjeçari ka nisur karrierën te Bordeaux, ndërkohë që ka luajtur edhe te Orleans, Niort dhe Caen.

Ai iu bashkua Nantes në vitin 2015, dhe që prej atij momenti ka luajtur 112 ndeshje, duke shënuar 40 gola deri tani.

Sezoni aktual është më i miri për sulmuesin.

Së fundmi ai shënoi het-trik në fitoren 4-0 të Nantes ndaj Toulouse.

Edhe pse ka shënuar 10 gola ai nuk është ftuar asnjëherë nga kombëtarja argjentinase.

Argjentina këtë edicion po bazohet te dyshja Mauro Icardi e Paolo Dybala. /Telegrafi/  

Exit mobile version