Emiliano Martinez ka shpjeguar se ai bëri një gjest të turpshëm në pranimin e çmimit Doreza e Artë të Kupës së Botës për t’u kundërpërgjigjur tifozëve francezë pasi ata e vërshëllyen atë gjatë fitores drithëruese të Argjentinës në finale.
Portieri ishte një nga heronjtë e Argjentinës në finale, duke bërë një pritje vendimtare për t’i mohuar golin Randal Kolo Muani në minutën e fundit të vazhdimeve dhe më pas duke pritur penalltinë e Kingsley Coman, në 11 metërsha, për të siguruar triumfin.
Pasi mbajti të paprekura tre porta në Katar, Martinezit iu dorëzua Doreza e Artë e cila i jepet portierit më të mirë në turne. Menjëherë më pas, ai u fotografua duke bërë një gjest të vrazhdë me çmimin teksa e mbante mbi pjesët e tij intime.
“E bëra sepse francezët më vërshëllyen. Krenaria nuk funksionon me mua”, tha ai për radion argjentinase La Red.
Ai ishte i emocionuar me këtë triumf, duke thënë se ata luftuan deri në fund dhe e merituan të merrnin në këtë trofe në duart e tyre.
Mirëpo, Martinez mund të ndëshkohet për festën e tij nga FIFA, pasi ishte një veprim që nuk përkon me rregulloret e futbollit. /Telegrafi/