Telegrafi

Emiliano Martinez fitoi betejën psikologjike ndaj Cristiano Ronaldos, portugezi nuk ‘guxoi’ ta godasë penalltinë në minutat shtesë

Portieri Emiliano Martinez e provokoi Cristiano Ronaldon që të merrte ekzekutimin e goditjes së penalltisë në minutës së 92-të në humbjen e Manchester Unitedit në Old Trafford nga Aston Villa me rezultat 1-0, por fitoi luftën psikologjike pasi portugezi ia lejoi Bruno Fernandesit ta godasë atë.

Vetëm pak minuta pasi shënoi golin e parë për mysafirët, Kortney Hause ishte shkas që Unitedi ta fitonte një penallti në minutat shtesë.

Martinez, plot besim, guxoi ta provokonte pesë herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldon duke iu drejtuar portugezit dhe duke i thënë “merre ti”.

 

 

 

Por Ronaldo, pavarësisht se mburrej me një rekord të jashtëzakonshëm nga goditja e penalltive për klubin dhe vendin, nuk ‘guxoi’ ta marrë ekzekutimin dhe humbi betejën psikologjike ndaj portierit argjentinas.

Në vend të kësaj, ishte Bruno Fernandes, i cili u ‘detyrua’ ta godas penalltinë vendimtare në minutat shtesë.

Lexo po ashtu Momenti kur Bruno Fernandes godet penalltinë ‘më të keqe’ në karrierë

Fernandes i befasoi të gjithë duke u larguar nga teknika e tij e zakonshme e goditjes dhe duke humbur penalltinë pasi çoi topin mbi traversë.

Pasi Fernandes humbi objektivin për herë të parë në karrierën e tij, Martinez vazhdoi të kthehej dhe të bënte një valle kërcimi pikërisht para mbështetësve të Unitedin, pasi ndihej fitimtar që Ronaldo nuk guxoi ta godas penalltinë. /Telegrafi/