Emigranti 39-vjeç me inicialet S.H. nga Algjeria, ka humbur jetën pas plagëve të marra në vendin e quajtur Kreshevo tek Teshnja në Bosnje e Hercegovinë, ku u godit me thikë në kokë.
Policia në Bosnje ka konfirmuar se sulmi i kobshëm ka ndodhur të dielën, rreth orës 16:15 para një qendre tregtare, transmeton Telegrafi.
Sulmuesi e goditi me thikë algjerianin dhe më pas u arratis nga vendi i ngjarjes, e emigranti me lëndime të rënda trupore ka ndërruar jetë në spitalin e Teshanjit.
Policia ka njoftuar se ka filluar hetimet, e sipas informacioneve të para ata kanë gjetur thikën me të cilën është mbytur emigranti.
Ndërkohë janë publikuar pamjet e sulmit brutal, e emigranti në pamje shihet se si tenton t’i ikë sulmuesit e cila e zë dhe e godet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CAgIkgSjlRo&bpctr=1613663785&has_verified=1