Nëse nuk do të arrijnë ta fitojë titullin në kampionatin francez, për PSG-në dhe trajnerin Unai Emery ky do të konsiderohet një sezon i dështuar.
Kampionët e Francës po vuajnë për të vendosur dominimin në Ligue 1 dhje këtë gjë trajneri i ri ia ka ‘faturuara; ish sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Ish-kapiteni i Suedisë shënoi 50 gola në 51 ndeshje me fanellën e parisienëve, duke ndihmuar PSG të triumfonte sërish sezonin e kaluar para se të kalonte te Manchester United.
“Kur unë erdha te Paris SG më flisnin shumë për Ibrahimovicin dhe kjo është normale, pasi ishte një prej lojtarëve më të mirë në historinë e klubit”.
“Ne po mësohemi të luajmë pa të në fushë. Edinson Cavani shënon shumë dhe zhvillon ndeshje fantastike kur ka besimin e duhur. Duhet të punoj me klubin për pjesën tjetër”, tha trajneri Emery.