Telegrafi

Emery: Nuk i kam thënë ‘jo’ Newcastlet

Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, ka pranuar se po i mban të hapura opsionet e tij në lidhje me një kalim të mundshëm në Newcastle United.

Klubi anglez ka ndryshuar pronësinë para disa javësh, pasi aksionet e tyre u blenë nga Fondi i Investimeve të Arabisë Saudite.

Newcastle tani po lidhet me futbollistë të kalibrit të lartë, por edhe trajnerë të njohur pasi u blenë nga sheikët arabë.

Lexo po ashtu Unai Emery pretendenti kryesor për t'u bërë trajneri i Newcastle, por anglezët duhet të paguajnë shumë e majme te Villarreal

Njëri nga emrat e lidhur për të marrë drejtimin e klubit është edhe spanjolli Emery, i cili momentalisht drejton Villarrealin.

Në lidhje me interesimin dhe ofertën e ‘Laraskave’ ka folur edhe vet Emery.

“Jam vënë në dijeni për interesin e tyre dhe nuk kam thënë jo, por nuk ka asnjë ofertë”, ka thënë Emery gjatë të martës mbrëma. /Telegrafi/