Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka thënë se thashethemet për largimin e Javier Pastores, janë normale.
Pastore mund të largohet që në janar, pasi ka disa skuadra që janë të interesuara për të.
Por Emery e sheh Pastoren si një lojtar të jashtëzakonshëm.
“Fjalët në media për lojtar si Pastore dhe largimin e tij janë normale”.
“Nëse ai luan apo jo, ai mbetet një lojtar i madh”.
“Megjithatë, gjëja më e rëndësishme për mua mbetet që të përgatitem për ndeshjet e së mërkurës dhe të shtunës”, ka thënë Emery.
PSG është lider në Francë me një diferencë të madhe pikësh ndaj të dytit. /Telegrafi/