Unai Emery ka mohuar marrëveshjen me Romën duke thënë se është ende në kontratë me Paris Saint-Germainin.
Trajneri spanjoll nuk po kalon sezon të mirë në vitin e tij të parë në ‘Parc des Princes’, dhe mund të ketë një largim të tij.
Luciano Spalletti mbetet pa kontratë dhe klubi nga kryeqyteti po kërkon trajner.
“Nuk jam në treg”, ka thënë fillimisht Emery.
“Jam nën kontratë me PSG edhe për sezonin ardhshëm. Presidenti Nasser Al-Khelaifi më ka dhënë besimin tij në kohë të vështira, por është në të mira”.
“Jam i fokusuar 100 për qind në PSG-në”që ta fitojmë kampionatin dhe jemi në gjysmë finale të Kupës së Francës”, ka thënë Emery. /Telegrafi/