Telegrafi

Emery mezi pret rikthimin e Krychowiakut

Unai Emery ka folur fjalë miradije për mesfushorin e tij të preferuar, Grzegorz Krychowiak.

Trajneri spanjoll është i etur të shoh mesfushorin polak tek rikthehet të luaj, pasi në sytë e ti sheh motivim dhe dëshirë të madhe për lojë.

“Grzegorz Krychowiak është i motivuar dhe ai dëshiron të luajë”, ka thënë Emery për Le10Sport, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Emery flet rreth largimit të Luizit

“Ai do të tregojë cilësitë e tij, kur ai të kthehet”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, Emery ishte ai që e solli mesfushorin polak te PSG, pasi kishin të kaluar të mirë së bashku te Sevilla. /Telegrafi/