Telegrafi

Emery: Do kërkojmë për një mesfushor gjatë janarit

PARIS, FRANCE - OCTOBER 31: Unai Emery manager of PSG looks on prior to the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and RSC Anderlecht at Parc des Princes on October 31, 2017 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Unai Emery ka sugjeruar se Paris Saint-Germain mund të jetë në treg për një mesfushor me mbrojtëse në afatin kalimtar të transferimeve të janarit.

Lojtari i rregullt i mesfushës së parisienëve, Thiago Motta, ka humbur shumicën e gjashtë javëve të fundit me një dëmtim në gju.

Kjo e detyruar trajnerin Emery në zgjidhje më të improvizuara për këtë pozicion delikat për çdo skuadër.

Lexo po ashtu Emery: Short i mirë, mund të konkurrojmë me Realin

Adrien Rabiot është vendosur në bazën e mesfushës mbrojtëse herë pas here, ndërsa Giovani Lo Celso ka filluar si titullar në fitoren 4-1 kundër Rennes të shtunën para se të zëvendësohet me me Mottan në pjesën e dytë.

Emery duke ia dhënë instruksionet lojtarëve të tij gjatë një stërvitje (Getty Images)

Edhe pse Emery ka qenë i impresionuar me kontributet e kufizuara të të riut argjentinas, ai ka lënë të kuptohet se ai dëshiron të shtojë një lojtar më me përvojë, nëse Motta lëndohet përsëri.

Këto fjalë trajneri spanjoll i PSG-së i ka thënë gjatë konferencës për shtyp para vizitës të së mërkurës në Caen.

Lexo po ashtu Emery njofton Mouran që duhet ta gjej një klub të ri, anglezët në alarm

“Na kemi mungesë te një lojtari me profilin e Thiago Mottas, një numër 6 të vërtetë”, ka thënë fillimisht Emery

“Ndoshta ne mund të kërkojmë një lojtar. Edhe ata që kanë mbuluar këtë rol, siç është Giovani Lo Celso të shtunën e kaluar, kanë bërë shumë mirë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/