Unai Emery ka sugjeruar se Paris Saint-Germain mund të jetë në treg për një mesfushor me mbrojtëse në afatin kalimtar të transferimeve të janarit.
Lojtari i rregullt i mesfushës së parisienëve, Thiago Motta, ka humbur shumicën e gjashtë javëve të fundit me një dëmtim në gju.
Kjo e detyruar trajnerin Emery në zgjidhje më të improvizuara për këtë pozicion delikat për çdo skuadër.
Adrien Rabiot është vendosur në bazën e mesfushës mbrojtëse herë pas here, ndërsa Giovani Lo Celso ka filluar si titullar në fitoren 4-1 kundër Rennes të shtunën para se të zëvendësohet me me Mottan në pjesën e dytë.
Edhe pse Emery ka qenë i impresionuar me kontributet e kufizuara të të riut argjentinas, ai ka lënë të kuptohet se ai dëshiron të shtojë një lojtar më me përvojë, nëse Motta lëndohet përsëri.
Këto fjalë trajneri spanjoll i PSG-së i ka thënë gjatë konferencës për shtyp para vizitës të së mërkurës në Caen.
“Na kemi mungesë te një lojtari me profilin e Thiago Mottas, një numër 6 të vërtetë”, ka thënë fillimisht Emery
“Ndoshta ne mund të kërkojmë një lojtar. Edhe ata që kanë mbuluar këtë rol, siç është Giovani Lo Celso të shtunën e kaluar, kanë bërë shumë mirë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/