Sipas medieve italiane, Unai Emery është shfaqur si emri më i preferuar për të zëvendësuar Luciano Spallettin te Roma.
Raportet e shumta këto ditë kanë treguar se Spalletti do të largohet nga klubi romak këtë verë, pasi ka premtuar se do të largohet në mungesë të trofeve.
Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri i PSG-së, Emery, mund të shkojë në Stadio Olimpico në vend të trajneri italian, përcjell Telegrafi.
Kjo pason një sezon zhgënjyes për skuadrën parisiene, dhe shkon së bashku me dijeninë se ish-trajneri i Sevillas potencialisht do të ketë mundësi për të punuar me ish-drejtorin e tij sportiv, Monchi.
Një tjetër kandidat i njohur nga gazeta italiane është edhe bosi i Atalantas, Gian Piero Gasperini, pasi lidhjet e mëparshme me Antonio Conten dhe Vincenzo Montellan duket të jetë gjithnjë e më e vështirë.
Një emër tjetër interesant për Romën është edhe ai i trajnerit të Sassuolos, Eusebio Di Francesco. /Telegrafi/