Ish-reprezentuesi i Francës, Christophe Dugarry, ka analizuar situatën te kampi i PSG-së pas përplasjeve në zhveshtore.
Është raportuar se Neymar dhe Cavani kanë pasur një përplasje e cila vetëm sa nuk është shndërruar në një rrahje në zhveshtore pas ndeshjes së fundit ndaj Nices.
Sipas ish-reprezentuesit francez, Christophe Dugarry, duhet që trajneri Emery të intervenojë shumë shpejt, përndryshe situata do të eksalojë.
“Neymar tashmë është bos i PSG-së i cili ka fituar kampionatin, Ligën e Kampionëve dhe të gjitha titujt tjerë. Ai është lojtar i madh dhe në të ardhmen ai do të jetë bosi i madh et PSG jo për shkak se është blerë 222 milionë euro”.
“Unai Emery duhet të intervenojë sa më shpejt në të kundërtën ai do të organizojë stërvitjet dhe formacionin e ekipit”, u shpreh Dugarry me ironi për brazilianin.
Ai shtoi se veteranët si Cavani duhet që të respektohen më shumë nga të rinjt si Neymar.
Cavani ka tash e katër vjet që është pjesë e PSG-së dhe kështu nuk do të qëndrojë përgjithmonë. /Telegrafi/