Unai Emery thotë se ai dëshiron që Blaise Matuidi të qëndroj në Paris Saint-Germain, përkundër spekulimeve se ai mund të largohet nga klubi këtë verë.
Disa raporte kanë sugjeruar se trajneri spanjoll nuk është një tifoz i mesfushorit 29-vjeçar, dhe mesfushori madje shkoi në Angli për të diskutuar të ardhmen e tij gjatë kampionatit të Francës, Euro 2016.
Megjithatë, Emery këmbëngul se ai është i lumtur për të mbajtur në radhët e veta mesfushorin e gjithanshëm francez.
“Matuidi është një futbollist fantastik dhe ai i takon PSG”, iu ka thënë Emery gazetarëve në një konferencë në kuadër të pjesëmarrjes së skuadrës së tij në International Champions Cup, transmeton Telegrafi.
“Ai bashkohet më vonë për shkak se ai ka luajtur ndeshjen e fundit, finalen e Euro 2016, me ekipin kombëtar francez. Ne jemi duke pritur për të. Unë jam duke pritur për të, që të kthehet”, përfundoi trajneri i ri i kampionit francez. /Telegrafi/