Telegrafi

Emerson ka shpenzuar afro një milion euro për ta bindur Conten se është lojtar që vlen

Anëtari i Tottenhamit, Emerson Royal ka shpenzuar afro një milion euro për t’u bërë një lojtar më i mirë dhe për t’i bërë përshtypje trajnerit Antonio Conte.

Mbrojtësi i krahut u bashkua me Spurs nga Barcelona në vitin 2021 kur në krye të skuadrës ishte Nuno Espirito Santo.

Ai u shkarkua dhe u zëvendësua nga Conte në nëntor, me trajnerin italian që thuhet se nuk ishte i impresionuar me Royal.

Megjithatë, 23-vjeçari kishte plane të tjera. Sipas The Sun, ai ka ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar lojën e tij gjithëpërfshirëse.

Reprezentuesi brazilian bleu një rezervuar oksigjeni hiperbarik për të ruajtur nivelin e fitnesit në shtëpi.

Ai e përdor atë pas ndeshjeve dhe postoi një imazh të tij të veshur me një maskë në Instagram.

Babai i Royal është pjesë e ekipit të tij drejtues dhe thuhet se punësoi një neuroshkencëtar për të ndihmuar djalin e tij të menaxhojë presionin e të qenit futbollist në Ligën Premier.

Neuroshkenca përfshin monitorimin e sjelljes së trurit dhe zbulimin se si funksionon ai. Është parë si një fushë që përparon me shpejtësi dhe jep rezultate pozitive për shumicën.

Conte është i famshëm për përdorimin e një treshe mbrojtës me mbrojtës krahu, të cilët mund të dalin përpara dhe të mbrojnë. Gjatë kohës së tij në Inter, ai kishte Achraf Hakimi në të djathtë, i cili lulëzoi në këtë rol.

Ish-lojtari i Real Betisit ka nisur tetë ndeshje për Spurs në të gjitha garat këtë sezon me Matt Doherty që ende nuk është rikthyer në gjendjen e plotë pasi e lëndoi ligamentin e tij në prill. /Telegrafi/