Telegrafi

Emanuele Ndoj po shkëlqen me Brescian, Sampdoria në ndjekje të mesfushorit shqiptar

PARMA, ITALY - SEPTEMBER 10: Emanuele Ndoj of Brescia Calcio competes for the ball whit Gianni Munari of Parma Calcio during the Serie B match between Parma Calcio and Brescia Calcio on September 10, 2017 in Parma, Italy. (Photo by Getty Images/Getty Images)

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Emanuele Ndoj është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë.

22-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje këtë edicion me Brescian ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që klubi nga Serie A, Sampdoria të shpreh interesim për transferimin e tij.

Në ndeshjen e fundit ndaj Carpi, agjentë të klubi bardh e kaltër ishin prezent në stadium për ta parë nga afër lojtarin.

Emanuele Ndoj (D) gjatë një ndeshje me fanellën e Brescias në Serie B. (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

E pikërisht në këtë takim Ndoj ka shkëlqyer pasi shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në fitoren 3-1 të Brescias.

Një herë kampioni i Italisë po synon që ta transferojë shqiptarin gjatë afatit kalimtar të verës.

Por nuk do të jetë i lehtë transferimi i tij, pasi Brescia për ta lënë të lirë po kërkon rreth pesë milionë euro.

Interesim për mesfushorin shqiptar kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera nga Serie A, Bologna dhe Sassuolo. /Telegrafi/