Telegrafi

Elvis Rexhbecaj ia bën sefte me gol në Bundesligë, por i zhgënjyer me humbjen ndaj Schalkes

Admir Mehmedi nuk është shqiptari i vetëm tek klubi i njohur gjerman Wolfsburg.

Aty tash e një vit është duke luajtur Elvis Rexhbeçaj, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Schalkes arriti ta shënojë golin e parë në Bundesliga.

Futbollisti që kërkohet nga trajneri Bernard Challandes për t’i dhënë më shumë kualitet Kosovës, po tregon formë të mirë dhe ende nuk ka vendosur se kë do ta përfaqësojë.

Elvis Rexhbeçaj ka folur për kanalin televiziv të klubit pas ndeshjes, ku ka thënë që ndeshja është humbur për naivitet.

“Të gjitha ne jemi të trishtuar”.

Kjo pasi 21-vjeçari kishte shënuar pas 20 minutave lojë për ta barazuar rezultatin, por që nuk iu gëzua aq në fund. .

“Ne kemi bërë lojën tonë shumë mirë në pjesën e parë. Ne kishim shumë shanse dhe duhet që të ishim 2-1 dhe 3-1”, tha mesfushori.

“Në gjysmën e dytë e kemi lënë lojë të na dalë nga duart”, deklaroi lojtari.

Rexhbeçaj luajti për 72 minuta, ku pas daljes së tij u pranua goli.

Wolfsburg është në pozitën e gjashtë me 28 pikë. /Telegrafi/