Site icon Telegrafi

Eliot Bujupi shënon dy gola tjerë për të rinjtë e Stuttgartit në UEFA Youth League

Sulmuesi i ri i Kosovës, Eliot Bujupi, ka shënuar dy gola tjerë për të rinjtë e Stuttgartit në fitoren me rezultat 4-1 ndaj Atalantas në “UEFA Youth League”.

Ishte fitorja e tretë rresht për Stuttgartin, që ishte mposhtur vetëm në ndeshjen e parë nga Real Madridi.

Më pas fitoi ndaj Sparta Pragës dhe Juventusit.

Bujupi shënoi nga penalltia në minutën e 21-të, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 74-të.

Sulmuesi i Kosovës ka tre gola deri më tani në “UEFA Youth League”, duke konfirmuar talentin e tij të madh.

Ai ftohet rregullisht nga përzgjedhësi Franco Foda në ndeshjet e Kosovës A./Telegrafi/

Exit mobile version