Krahas higjienës së rregullt orale, mund të përdorni disa nga ilaçet natyrale për eliminimin e shtresave të kariesit.
Kariesi është problem dental i shkaktuar për shkak të kalcifikimit të materialit i cili ka ngjyrë verdhë në të gështenjtë dhe formohet nga mbetjet bakteriale, shtresat dhe i sforcuar me mineralet nga pështyma.
Shkaktohet nga akumulimi i vazhdueshëm i mineraleve nga pështyma në dhëmbë, transmeton Telegrafi.
Është me rëndësi ta eliminoni kariesin para se të shkaktojë dëm të pariparueshëm.
Krahas higjienës së rregullt orale, mund të përdorni disa nga ilaçet natyrale për eliminimin e shtresave të kariesit të dhëmbëve.
Susami është ilaç i thjeshtë natyral për eliminimin e kariesit nga dhëmbët.
E gjitha që duhet të bëni është që ngadalë të përtypni një sasi të madhe susami, por nuk duhet ta përpini.
Pastaj lani dhëmbët me brushë të thatë me susamin e përtypur dhe pastaj edhe gojën.
Këto fara ndikojnë si piling natyral.
Ato pastrojnë, lustrojnë dhëmbët dhe ndihmojnë në eliminimin e kariesit. /Telegrafi/