Shtresat e pakëndshme yndyrore nga stomaku mund të bëhen e kaluar me ndihmën e këtyre tri ushtrimeve.
Qoftë kur është fjala për personat e hajthëm apo me peshë të tepërt, stomaku paraqet vendin të cilin yndyrat thjesht e duan dhe nga i cili është shumë vështirë të shkrihen, transmeton Telegrafi.
E gjitha kjo nuk do të ishte problem aq i madh sikur muskujt e stomakut të mos jenë aq grup atraktiv i muskujve, të cilin duan sa më mirë ta shfaqin personat e të dy gjinive, prandaj dhjami rreth stomakut shumicës së tyre u paraqet ankth të vërtetë.
Mu për këtë, po ju sjellim programin e shkurtër të trajnimit, i cili përbëhet nga tri ushtrime të cilat mund të bëhen në shtëpi dhe për të cilat nuk keni nevojë për kurrfarë veglash shtesë.
Ushtrimet
Ushtrimet e përkundërta
20 përsëritje
Prekja me gishta e muskujve të sipërm të stomakut
20 përsëritje.
Plank
30 sekonda. Çelësi i suksesit të këtij programi qëndron në atë që kalohet nëpër të gjitha ushtrimet pa pushim, dhe që të gjitha këto përsëriten katër herë!
/Telegrafi/