Disa orë më parë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” kishte bërë të diur që për shkak të dëmtimit të gypit kryesor që bën furnizimin me ujë në fshatin Qerim, ishte ndërprerë furnizimi me ujë në Gjakovë, Rahovec dhe në fshatrat e Lumbardhit.
Ndërsa pak çaste më parë kjo kompani ka njoftuar se tashmë defekti në këtë gyp është rregulluar, falë punës së pandalshme që është bërë nga punëtorët e kësaj kompanie, dhe me këtë rast është ri-kthyer furnizimi me ujë për banorët e zonave të cekura më lartë.
Kompania në njoftimin e tyre poashtz ka apeluar që në momentin kur ka punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në momentin që rikthehet furnizimi me ujë duhet lënë që uji të rrjedhë, për shkak që deri në shpëlarjen e linjës, uji mund të vijë i turbullt. /Telegrafi/