Telegrafi

Eliminohen nga Liga e Evropës edhe Partizani dhe Luftëtari

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e skuadrave shqiptare në Ligën e Evropës.

Pas eliminimit të Prishtinës nga skuadra e Luksemburgut, Flora Esch, eliminim kanë gjetur edhe dy skuadrat tjera shqiptare.

Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë, Partizani ka pësuar edhe një humbje nga Maribori slloven.

Pas disfatës në ndeshjen e parë në Tiranë 0-1, Partizani u mposht edhe në Slloveni 2-0.

Kësisoj me rezultat të përgjithshëm 3-0 në 180 minuta, Partizani bie nga Liga e Evropës vetëm pas raundit të parë.

Eliminimin e ka gjetur edhe Luftëtari i Gjirokastrës.

Skuadra shqiptare ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj Ventspilis në ndeshjen e kthimit dhe është eliminuar.

Ekipi zi kaltër kishte pësuar humbje në ndeshjen e parë 5-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 8-3 eliminohet.

Skuadrat e vetme shqiptare në Ligën e Evropës janë Laçi dhe Drita. /Telegrafi/