Site icon Telegrafi

Eliminimi i Uruguait, trajneri Oscar Tabarez drejt largimit

WARSAW, POLAND - NOVEMBER 10: Oscar Tabarez trainer coach from Uruguay looks forward while Poland v Uruguay International Friendly soccer match at National Stadium on November 10, 2017 in Warsaw, Poland. (Photo by Adam Nurkiewicz/Getty Images)

Trajneri i njohur Oscar Tabarez me gjasë do ta lërë postin e tij te Uruguai pas 12 vitesh. 

Tabarez nuk arriti ta dërgojë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror pasi humbi nga Franca 2-0.

Kontrata e tij me federatën mbyllet me 31 korrik.

Oscar Tabarez (Getty Images)

Trajneri 71-vjeçar e ka udhëhequr kombëtaren e tij edhe në Kampionatin Botëror të vitit 1990, për tu kthyer pastaj në vitin 2006 dhe 2010 në fund.

Ai ka probleme me shëndetin dhe i duhet një mbajtëse që të lëvizë.

Tabarez (Getty Images)

Tabarez njihet në Itali për drejtimin e klubeve si Cagliari dhe Milan.

Trajneri e ka udhëhequr Uruguain këtë vit duke e kaluar grupin me tri fitore, pastaj fituan edhe ndaj Portugalisë./Telegrafi/

Exit mobile version