Eliminimi nga Europiani nuk ka kaluar pa pasoja në kampin belg, ku ka pasur debate dhe përplasje fizike mes trajnerit Mark Vilmots dhe lojtarëve të ekipit.
Mësohet se në debat e sipër tekniku është qëlluar me grushte me portierin e Çelsit, Kurtua.
“Ky është zhgënjimi më i madh i karrierës time. Uellsi ishte superior ndaj nesh dhe këtë gjë e thash hapur edhe në dhomat e zhveshjes. Edhe pse e nisëm mirë ndeshjen, u tërhoqëm dhe lamë rivalët të bëjnë lojën, duke krijuar hapësira dhe Uellsi e meritoi fitoren. Kishim mundësinë që të shkonim në gjysmëfinale, por e shpërdoruam. Jemi një ekip i ri në moshë, por duhet dikush me përvojë që të na drejtojë”, u shpreh “gardiani” i Bluve të Londrës.
Pas këtij eliminimi zhgënjyes duket thuajse e pamundur që Vilmots të rinovojë më Belgjikën, e cila ishte ndër favoritet kryesore për fitimin e Evropianit.