Telegrafi

Elhami Shabani lufton për medalje në evropianin e karatesë

Karateisti nga Kosova Elhami Shabani është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian të karatesë.

Shabani deri më tani në këtë kampionat ka fituar katër luftëra.

Me katër fitore, karateisti Elhami Shabani ka hyrë në zonën e medaljeve në Kampionatin Evropian “Gaziantep 2022”. Ai lufton për medaljen e bronztë të shtunën.

Ndryshe, sukseset e sportistëve kosovarë nëpër botë janë gjithnjë e më të mëdha.

Së fundmi, Donjeta Sadiku mori medaljen e artë në kampionatin botëror të boksit për femra që u mbajt në Turqi.