Kosova ka arritur të fitojë dy medalje sot (e shtunë) në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Dy medalje tjera janë fituar sot nga karateistët tanë në Kampionatin Ballkanik të karatesë.
Medaljen e argjendtë e fitoi Elhami Shabani në kategorinë deri në 75 kg.
Ai shënoi katër fitore, ndërsa humbje pësoi në finale nga turku Enes Bulut.
Herolind Nishevci u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë plus 84 kg.
Nishevci shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi Luka Vukovic të Serbisë.
Një ditë më parë, medaljen e bronztë e fitoi karateistja Fortesa Orana.