Site icon Telegrafi

Elefanti thyen derën e hekurt të murit të oborrit, shtyp për vdekje pronarin e shtëpisë në Indi – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Një elefant i “tërbuar” në Indi, ka arritur të thyej dyert e murit të oborrit të një shtëpie private dhe të shtyp për vdekje pronarin e shtëpisë.

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur banorët e zonës fillojnë të vrapojnë dhe të ikin nga elefanti që u ishte vërsulur, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre arritën ta kapërcejnë murin, por e pësoi pronari i shtëpisë që gjendej në oborr të cilin kafsha gjigante e shtypi për vdekje.

Ky elefant së fundmi ishte zhvendosur nga Karnataka në Bengur, dhe sulmin e kreu në një fshat në afërsi të vendit ku po qëndronte.

E pavarësisht se burri u dërgua me urgjencë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtojnë dhe e konstatuan vdekjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version