Ky është momenti rrëqethës kur një elefant shtyp për vdekje trajnerin e tij, i cili e godiste me një shkop bambuje.
Elefanti 900 kilogramësh shtypi burrin në parkun në jug të Indisë, transmeton Telegrafi.
Ky trajner u sulmua nga elefanti 53-vjeç në Kallar të rajonit Indukki, pak para se të godiste me shkop këmbët e kafshës gjigante.
Videoja e postuar më poshtë shfaqin trajnerin, trupi i të cilit përplaset për tokë nga elefanti dhe që më pas e ngrit me hundë dhe e përplas sërish.
Trajneri që humbi jetën është identifikuar si M Balakrishnan, 62-vjeç, ku pas autopsisë së kryer trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve të tij.
Autoritetet mbyllën parkun për shkaqe sigurie, dhe të përfundojnë hetimet lidhur me vdekjen e rëndë. /Telegrafi/