Site icon Telegrafi

Elefanti kapë më hundë turisten ruse në Indi, e përplas me të forcën në tokë

Ky është momenti kur elefanti sulmon turisten ruse në një destinacion të njohur turistik në Indi.

Kamerat e sigurisë në Amer Fort në Jaipur, shfaqin momentin kur elefanti e kap me hundën e tij gruan të cilën e rrokullis dhe më pas e përplas për tokë – ku si pasojë rusja mbetet me këmbë të thyer, transmeton Telegrafi.

Madje edhe një person tjetër shihet duke u rrëzuar në tokë nga i njëjti elefant, kurse akoma nuk dihen shkaqet e reagimit të dhunshëm të kësaj kafshe gjigante.

Sipas ekspertëve, këto veprime të elefantë janë të rralla, por me raste kur janë në tufë mund të mbysin njerëz.

Një prej arsyeve është se shpesh këto kafshë merren për qëllime argëtimi në tërë Azinë, dhe afrimi i njeriut me kafshën konsiderohet si rrezik për elefantin që mund të reagojë vrullshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version