Site icon Telegrafi

Elefanti e godet me hundë dhe më pas e shtyp burrin në festivalin tradicional në Shri Lankë

Ky është momenti rrëqethës kur një elefant godet me hundë një burrë dhe më pas e shtyp gjatë një festivalit tradicional të organizuar në Shri Lankë, duke i shokuar shumë të pranishëm.

Festivali që u mbajt në pjesën jugperëndimore të qytetit Galle, po ndiqej nga shumë qytetarë kur edhe ndodhi më e keqja – kafsha të humb kontrollin në paradë dhe ta shtyp burrin.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur shumë fëmijë që ishin në rrugë, fillojnë të bërtasin pasi shohin se çfarë ndodhë, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se vrapojnë tjerët për ta ndihmuar, burri duket se mbetet i shtrirë në tokë pa vetëdije.

E pasi u dërgua me urgjencë në spital për trajtim, nga atje është bërë e ditur se i ka shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/

Exit mobile version