Roma arriti një fitore tejet të vlefshme në shtëpi ndaj Palermos.
‘Giallorosët’, triumfuan me rezultat të thellë 4-1, duke treguar formën e mirë që po kalojnë.
Golin e fundit në këtë sfidë e shënoi italian Stephan El Shaarawy që ka rikthyer formën e mirë dhe është i kënaqur me këtë.
“Ishte një fitore tejet e bukur pasi nuk kemi bërë gabimin e njëjtë si ndaj Austria Vjenës”.
“Jemi të lumtur me këto tri pikë pasi jemi afruar edhe më shumë me Juventusin që mbanë pozitën e parë”.
“Gjithmonë jam trajnuar mirë dhe kjo po më ndihmon që të shënoi gola. Shpresoj që të vazhdojmë me këso rezultate pozitive”, deklaroi El Shaarawy. /Telegrafi/