Telegrafi

El Shaarawy: Vendi i dytë shumë me rëndësi

Tani pjesë e Romës

Sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy, thotë se përfundimi në pozitën e dytë do të ishte shumë me rëndësi për të.

Me tri ndeshje të mbetuar në Serie A, Giallorosët janë një pikë larg vendit të tretë dhe sulmuesi thotë se është shumë me rëndësi për kryeqytetasit që të sigurojnë vendin e dytë.

“Secili ekip ka pikat e dobëta dhe ne po shikojmë shumë video për t’u përgatitur nga pikëpamja jonë taktike”.

“Ne duam që të fitojmë dhe të mbajmë vendin e dytë, që do të ishte shumë i rëndësishëm”.

“Roma ka treguar reagim të mirë dhe ne kemi luajtur ndeshje të mirë të dielën. Ne duhet të mbajmë intensitetin e lartë”, deklaroi sulmuesi Gialloros. /Telegrafi/