Telegrafi

El Shaarawy do t’i mësojë fëmijët me nevoja të veçanta që t’i shmanget një dënimi penal

Stephan El Shaarawy (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy, do t’i mësojë fëmijët me aftësi të kufizuara të luajnë futboll në mënyrë që t’i shmanget dënimit penal. 

Ylli i Përfaqësueses së Italisë ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij pas një udhëtimi nga Torino në shtatorin e 2016, kur me veturën e tij Audi A3 e goditi aksidentalisht një Fiat Panda.

Lojtari nuk kishte pësuar lëndime, por një burrë 70-vjeçar ishte dërguar në spital pas lëndimeve që kishte marrë.

El Shaarawy menjëherë i pagoi dëmet pensionistit dhe tani është urdhëruar t’i mësojë futboll fëmijëve me aftësi të kufizuara në Romë për pesë muajt e ardhshëm, si një formë shërbimi për komunitetin.

Ai do të kthehet në gjykatë në shtator, ku rasti duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë. /Telegrafi/