Stephan El Shaarawy insiston se nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma.
Anësori italian ka qenë i lidhur me një kalim te Torino për 16 milionë euro, por thotë se është i lumtur te skuadra nga kryeqyteti italian.
“Ne po stërvitemi, ne jemi vetëm në fillim, por ka një entuziazëm të madh”, ka thënë 25-vjeçari teksa Roma është në fazën përgatitore në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
“Në çdo ekip të mirë ka garë, kjo është normale dhe nuk është problem për mua”.
“Është puna jonë, ne gjithmonë kërkojmë të japim më të mirën. Nuk po mendoj të largohem nga Roma pasi jam i lumtur këtu”.
“Kam folur me klubin dhe trajnerin, jam i qet. E di çka kërkon klubi dhe anasjelltas”.
Qëllimi i El Shaarawyt është edhe rikthimi në Përfaqësuesen e Italisë tani me ardhjen e trajnerit Roberto Mancini.
“Jam duke menduar për atë. Fizikisht jam mirë dhe qëllimi im është të përmirësohem. Dua të marr përsëri vendim tim në skuadrën e Italisë”, ka thënë ‘Faraoni’. /Telegrafi/