Roma ka marrë edhe një fitore minimale 1-0, të tretën radhazi në Serie A.
‘Giallorosët’ mposhtën Bolognën për tu ngjitur edhe më shumë në krye të klasifikimit në Serie A.
Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy që ishte edhe golashënuesi i vetëm në këtë sfidë ka folur pas saj.
“Ishte mënyra më e mirë për ta festuar ditëlindjen me një gol dhe tri pikë të reja”, deklaroi El Shaarawy i cili të premten festoi 25 vjetorin e lindjes.
“Jemi duke u rritur dhe për këtë jemi të kënaqur. Duhet të jemi të lidhur dhe mos të humbasim pikë me skuadrat që janë para nesh”, u shpreh italiani.
Anësori po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë dhe për formë që po e kalon ai është shumë i lumtur.
“Duhet të jemi në krye të Serie A dhe këtë do ta arrijmë vetëm me lojëra të bukura. Jam shumë i lumtur me këtë moment që jam duke e kaluar”.
“Tani do të përballemi me Chelsean në një ndeshje që duhet ta fitojmë pastaj luajmë ndaj Fiorentinës ku synojmë vazhdimin e fitoreve”, përfundoi reprezentuesi italian. /Telegrafi/