Sulmuesi i Romës, Stephan El Shaaraëy, thotë se është ndjenjë e mrekullueshme për të që reprezenton Italinë.
23 vjeçari është në skuadrën e Antonio Contes për ndeshjet miqësore dhe ai ndihet shumë mirë për këtë”.
“Definitivisht se është me rëndësi për mua kjo. Unë mendoj madje se është një ëndërr e bërë realitet që kam veshur fanellën e Azzurëve. Definitivisht është ndjenjë e mrekullueshme”.
“Gjëja më me rëndësi është që të kemi cilësi mendore, të kemi urinë dhe të jemi të fokusuar në këtë punë”.
“Mund të jeni të talentuar, por duhet që të punoni. Unë kam dashuri për Egjiptin, jam i lidhur shumë, por Italia është një ëndërr e bërë realitet”, deklaroi lojtari. /Telegrafi/