Telegrafi

El Shaarawy: Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund

Roma ka arritur ta harroi humbjen nga Juventusi në vikend duke mposhtur Chievon.

Fitorja e ‘Giallorosëve’, erdhi falë një goli spektakolar nga sulmuesi italian Stephan El Shaarawy.

Kësisoj El Shaarawy ka thënë se Roma duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet deri në fund të stinorit për të shpresuar tek titulli.

“Ndaj Chievos ishte një ndeshje e vështirë por e rëndësishme ishte që fituam tri pikët që ishin të domosdoshme”.

“Ne duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund të edicionit, nuk duhet të shikojmë ekipet tjera çfarë bëjnë”.

“Juventus është duke bërë një kampionat të madh mirëpo ne ende jemi në lojë për kampionatin, kupën dhe Ligën e Evropës”, deklaroi El Shaarawy. /Telegrafi/