Stephan El Shaarawy ka premtuar se do ta tregojë veten dhe do të sigurojë vend në formacionin startues te Roma.
Anësori ishte lojtar kyç i Giallorossëve në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ndërsa këtë edicion e ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri në fund (kundër Crotones).
“Në fillim, trajneri (Luciano Spalletti) ka marrë vendime tjera, por në këtë nivel është normale se do të ketë konkurrencë dhe jam i qetë”.
“Po stërvitem mirë dhe po vazhdoj të tregoj se çfarë mund të bëj dhe të fitoj një vend startues. Duhet të jem më efektiv në pjesën e sulmit. Pastaj, duhet ta përmirësoj këmbën time të majtë”.
“Mendoj për secilin lojtar vetëbesimi dhe qëndrueshmëria është vendimtare”, ka theksuar El Shaarawy. /Telegrafi/