Roma ka barazuar 1-1 ndaj Chievos.
Skuadra e Luciano Spallettit ka gjetur golin e barazimit në minutën e fundit të pjesës së parë.
Është sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy, i cili ishte i saktë nga goditja e dënimit duke shënuar një supergol.
Goli i italianit erdhi në minutën e 45-të të ndeshjes. /Telegrafi/