Dueli i klubeve miliardere apo siç kemi vendosur ta quajmë, “El Ca$hico”, mes PSG-së dhe Manchester Cityt, ka përfunduar me rezultat 2-2 në Paris.
Ndeshja ishte tejet interesante nga fillimi, me dyja skuadrat që kërkuan të bënin hapat para për historinë.
Ibrahimovic humbi një penalti në minutën e 14-të, për t’i vështirësuar punën ekipit të tij.
Në minutën e 38-të, Fernandinho ndihmoi Kevin De Bruynen për të shënuar për 1-0.
Vetëm tri minuta më vonë (41′) ishte Ibrahimovic ai që shpërtheu nga nervoza për të barazuar dhe për të përmirësuar gabimin pas penaltisë së huqur.
Në pjesën e dytë PSG e mori më seriozisht duelin duke shënuar edhe golin e epërsisë me anë të Rabiot (59′).
Në minutën e 72-të vet Fernandinho e futi veten në listën e realizatorëve për 2-2 dhe golin e rëndësishëm për Cityn.
Me këtë rezultat (2-2) përfundoi ndeshja dhe kështu dueli i klubeve miliardere është i hapur për ndeshjen kthyese, ku favorizues është City, pasi një barazim pa gola apo 1-1 do të mjaftonte për kualifikim, për shkak të përparësisë së golave si mysafir. /Telegrafi/
2-2: Shënon Fernandinho ndaj PSG-së.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016
2-1: PSG kalon në epërsi me golin e Rabiot.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016
1-1: Jeta të mëson se me Ibran nuk duhet të bësh shaka, përndryshe pëson.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016
0-1: Goli i Kevin de Bruyne ndaj Manchester City FC.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016